Kurti flet pas takimit me Hamzën, e pranon se nuk ka marrëveshje

Kurti flet pas takimit me Hamzën, e pranon se nuk ka marrëveshje

11:46, 10/07/2026

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është prononcuar para mediave pas përfundimit të takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Ai tha se në këtë takim nuk u arrit diçka konkrete.

“Me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve. Unë e falënderoj kryetarin Hamza, për këtë takim, i cili ishte takim i parë dhe konstruktiv, i cili kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucioneve të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht nuk mund të themi se kemi një rezultat konkret, ndonjë të arritur që ta ndaj me popullin”, tha Kurti.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco