Eliminimi i kolonave në Veternik, Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

Eliminimi i kolonave në Veternik, Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

14:23, 10/07/2026

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se projekti për lagjen periferike të Prishtinës, Veternikun, është finalizuar.

Rama ka thënë se përmes këtij projekti, do të krijohet lidhje e re mes Rrugës A dhe Lagjes Emshir, për të lehtësuar dhe shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës.

Kreu i kryeqytetit ka shtuar se me këtë projekt do të lehtësohet ndjeshëm qarkullimi dhe shkarkimi i trafikut në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada.

Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka shkruar Rama.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco