Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një pjese të shkurtër nga takimi me banorët e lagjes Dardania, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë atyre që kanë pyetur pse nuk ishte bërë më herët publik takimi i Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vučić, si dhe pse emri i Baton Haxhiu po konsiderohet kaq i rëndësishëm për Vetëvendosjen, raporton Syri Kosova.
Osmani deklaroi se Presidenca, të cilën ajo e udhëheqte, e kishte bërë publik informacionin për takimin që në muajin shtator, por sipas saj, “nuk kanë dashur ta shohin”.
Pjesa e publikuar nga takimi po shihet si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj debatit të fundit politik që është hapur rreth takimit Kurti–Vuçiq dhe diskutimeve për përfshirjen e Baton Haxhiut.
Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon.
© SYRI.net