PDK-ja ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, kush është në top 10-shen e partive të tjera

PDK-ja ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, kush është në top 10-shen e partive të tjera

08:28, 13/05/2026

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë, nuk e ka publikuar ende vetëm PDK-ja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Albin Kurti do t’i prijĂ« listĂ«s sĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, ndĂ«rsa nĂ« top 10 janĂ« edhe Glauk Konjufca, Donika GĂ«rvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, bartëse e listës është ish-Presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas tyre renditen Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti u lanë jashtë dhjetëshes së partisë.

Te AAK-ja, artës i listës është Ardian Gjini, i cili pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj.

Kreu i AA-së, Ramush Haradinaj, renditet i 11-ti.

KQZ-ja ka paralajmĂ«ruar se tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t qĂ« synojnĂ« tĂ« garojnĂ« nĂ« zgjedhjet e 7 qershorit pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, do t’i nĂ«nshktrohen procesit tĂ« verifikimit institucional.

Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kontrollojë nëse kandidatët për deputetë i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco