Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së

Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së

11:32, 15/04/2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për emërimin e Kryesisë së re nga Kuvendi i partisë i mbajtur më 31 janar.

Në njoftim thuhet se kryetari Lumir Abdixhiku, pas konsultimeve të brendshme, ka vendosur për përbërjen e re si pjesë e riorganizimit politik të partisë. 

Tutje thuhet se kjo përbërje synon forcimin e organizimit të brendshëm, përfaqësimin më të gjerë dhe rritjen e efikasitetit në vendimmarrje. 

LDK ka bërë të ditur se në ditët në vijim Kryesia do të plotësohet dhe se së shpejti do të propozohet edhe Trupa Këshillëdhënëse si pjesë e procesit të riorganizimit.
 

Komunikata e plotë:

Në përputhje me autorizimet e marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur më 31 janar, me të cilat autorizime kërkohet vendosja e Kryesisë së re si pjesë e riorganizimit të thellë politik; Kryetari i LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re të LDK-së në përputhje me këto autorizime të organit më të lartë vendimmarrës të partisë.

Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re; e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak. Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje

Kryetar:

Lumir Abdixhiku

Anëtarët e Kryesisë (sipas renditjes alfabetike):

Alban Zogaj
Alush Gashi
Anton Quni
Arbër Ismajli
Ardian Shala
Arjeta Salihu Abazi
Armend Zemaj
Avdullah Hoti
Berat Rukiqi
Besian Mustafa
Bexhet Xheladini
Doarsa Kica Xhelili
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ermal Sadiku
Fadil Hadergjonaj
Festim Kabashi
Gazmend Muhaxheri
Hykmete Bajrami
Ilir Ferati
Izet Sadiku
Jehona Lushaku Sadriu
Kujtim Shala
Lutfi Haziri
Paris Guri
Ruzhdi Shehu
Shefqet Shehu
Shkëmb Manaj
Sibel Halimi
Sokol Haliti
Sokol Havolli
Ukë Rugova
Visar Azemi
Xhafer Gashi

Kryesia e re do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me programin tonë dhe objektivat përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco