Zëdhënësi i qeverisë reagon pasi u dënua nga Gjykata Themelore

Zëdhënësi i qeverisë reagon pasi u dënua nga Gjykata Themelore

16:28, 14/04/2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë dënim për zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egon Azemi me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes.

Pas këtij vendimi ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Arlind Maxhuka.

Reagimi:

Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo, që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. 

Përpara. Vazhdojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco