Ministri i Brendshëm përgëzon aksionin kundër drogës: Sekuestrohen 17.9 kg heroinë

Ministri i Brendshëm përgëzon aksionin kundër drogës: Sekuestrohen 17.9 kg heroinë

15:20, 14/04/2026

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar aksionin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i cili rezultoi me sekuestrimin e 17.9 kilogramëve substancë narkotike të llojit heroinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se lufta ndaj këtij lloji të krimit është thelbësore për sigurinë publike, por edhe për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

Sveçla nënvizoi se nuk do të ketë asnjë kompromis përballë kësaj dukurie të rrezikshme dhe se institucionet do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër grupeve kriminale.

Ai shtoi se angazhimi i institucioneve do të jetë i vazhdueshëm për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që cenon sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë në Kosovë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco