Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës që e dënoi atë dhe disa të tjerë me burgim, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka bërë të ditur se ai dhe Arlind Manxhuka janë dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burgim, ndërsa Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me nga 6 muaj burg.
Ai pretendon se dënimet janë shqiptuar pa prova dhe akuzon sistemin e drejtësisë për standarde të dyfishta, duke thënë se, sipas tij, lirohen persona të përfshirë në raste të rënda, ndërsa dënohen aktivistë për reagime publike.
Në reagimin e tij, Azemi ka kritikuar ashpër institucionet dhe ka theksuar se nuk do të heshtin përballë, siç e quan ai, padrejtësive.
Vendimi i gjykatës ka nxitur reagime dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.
© SYRI.net