Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka pasur vetëm një pikë të rendit të ditës.
Në njoftim thuhet se është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike.
Sipas njoftimit, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit.
"Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:
Projektligjin për Energjinë Elektrike, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net