Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hulumtuesi i lartë i jashtëm në Octopus, Gurakuç Kuçi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në rajon dhe më gjerë.
Sipas tij, humbja e Viktor Orbán në Hungari dhe dobësimi i krahut pro-rus në Moldavia shënojnë një kthesë të rëndësishme politike. Ai vlerëson se këto zhvillime tregojnë se shtetet kanë filluar të nxjerrin mësime nga ndërhyrjet e jashtme në procese zgjedhore.
Kuçi thekson se ndërhyrjet ruso-serbe në zgjedhjet e vendeve të Ballkani Perëndimor kanë shërbyer si sinjal alarmi për mbrojtjen e integritetit të votës, duke nxitur reagim më të fortë nga shtetet përkatëse.
Sipas analizës së tij, këto humbje përbëjnë një goditje për pushtetin e Aleksandar Vučić, i cili tashmë mund të ndihet i rrezikuar në prag të zgjedhjeve të ardhshme në Serbia.
“Pa mbështetjen e Orbanit, Vuçiq mund të reagojë në forma të paprecedenta për të shmangur një humbje të mundshme”, thekson Kuçi, duke shtuar se këto zhvillime mund të ndikojnë jo vetëm në opinionin publik serb, por edhe në sigurinë rajonale.
Ai paralajmëron se veprimet e ardhshme të pushtetit në Serbi mund të jenë të paparashikueshme, sidomos në aspektin e luftës hibride, duke prekur drejtpërdrejt edhe vendet fqinje, në veçanti Kosovën.

© SYRI.net