Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit

13:00, 11/04/2026

Në vendimin e tij të fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 prill 2026, Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit.

“Trupi Gjykues konstatoj se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco