Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të kombit shqiptar e Kosovës.
Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar, shkruan Berisha.
Kongresmeni Eliot Engel ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së si dhe një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim.
Engel u nda nga jeta më 10 prill në moshën 79-vjeçare.
Të dashur miq,
Ish-kongresmeni amerikan, ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit të SHBA-së, Eliot Engel, një nga miqtë më të mëdhenj, më të dashur e më të çmuar të kombit shqiptar, edhe në kohërat tona më të vështira, mbylli sytë përgjithmonë.© SYRI.net