Fshati Ngjeqar në bashkinë Roskovec vuan mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse ankesat e banorëve të kësaj zone kanë qenë të vazhdueshme, sërish bashkia Roskovec nuk ka kryer asnjë investim, duke bërë që ky fshat gradualisht të boshatiset, duke ngritur shqetësime serioze për të ardhmen e tij.
Syri tv
Fshati Ngjeqar, pjesë e Bashkisë Roskovec, vijon të përballet me një problem jetik, mungesën e rrjetit të ujësjellësit në banesa. Në mungesë të një zgjidhjeje nga institucionet, banorët janë detyruar të gjejnë vetë rrugëdalje, duke hapur puse për të siguruar ujin e pijshëm. Por sipas tyre, hapja e një pusi kërkon investime të mëdha financiare.
Banorët shtojnë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë për sigurimin e ujit të pijshëm, por përveç premtimeve të vazhdueshme nuk kanë marr asgjë tjetër. Një pjesë e mirë që nuk kanë të ardhura ekonomike kanë shtruar zorra plastike deri 2,5 km largësi më burime dhe përsëri ne 4 muaj të verës mbeten pa ujë në banesa.
Një situate e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tkurrjen e popullsisë. Dikur, Ngjeqari numëronte rreth 500 familje të shpërndara në 7 lagje. Sot, realiteti është krejt ndryshe, në çdo lagje kanë mbetur vetëm 20 deri në 30 familje, ndërsa pjesa më e madhe është larguar në kërkim të kushteve më të mira jetese.
© SYRI.net