Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.
Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar sot kontratën, sipas së cilës ndërtimi pritet të përfundojë brenda 30 muajsh, .
“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka shkruar Vitia.
© SYRI.net