Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para nisjes së seancës së sotme të Kuvendit tha takime për çështjen e presidentit, pritet të ketë “shumë shpejt”.
“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri, ndërkohë që besoj që edhe gjatë javës, shumë shpejt do të vazhdojmë me takime”, ka deklaruar Nagavci.
Një takim i së hënës mes kryeministrit Kurti dhe kreut, ka përfunduar pa ndonjë zgjidhje rreth çështjes së presidentit. Dyshja janë zotuar për takime tjera, teksa Kurti ka ftuar për takim edhe kreun e PDK-së, Bedri Hamzën. Ky i fundit ka kërkuar që ftesa t’i shkojë me letër.
VV i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.
Nëse ky proces dështon brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë, vendi shkon në zgjedhje.
Më 4 prill, Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati presidencial. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.
© SYRI.net