Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka udhëtuar për New York të SHBA-së për të përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas një njpftimi të MPJD-së , seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet sot nga ora 10:00 sipas kohës lokale, kurse në Kosovë do të jetë ora 16:00.
“Në këtë seancë do të do të mbahet briefing-u i radhës për Kosovën.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet që sot të mbajë raportimin e parë për këtë vit mbi situatën në Kosovë.
Në këtë seancë, edhe Përfaqësuesi Special dhe shefi i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Peter Due, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 31 mars dhe mbulon zhvillimet midis 16 shtatorit 2025 dhe 15 marsit. Kosova dhe Serbia pritet të marrin pjesë
Due pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm. Ai pritet të theksojë, ndërsa situata në veri të Kosovës vazhdoi të ishte e qetë, por e brishtë dhe dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) arriti njëfarë progresi, por pasiguria politike në Kosovë ka vazhduar.
Targetimi i infrastrukturës së Iranit, Pompeo përmend bombardimet e NATO-s dhe goditjen e rrjetit elektrik të Serbisë: U shpëtuan jetë…
Aty përmenden zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025, ku pati pjesëmarrje të gjerë në të gjitha komunitetet dhe një tranzicion paqësor të autoritetit, përfshirë në veri të Kosovës, ku kryetarët e komunave serbe të Kosovës kanë marrë detyrën për herë të parë që nga tërheqja nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.
Raporti përmend se zgjedhjet nacionale, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, gjithashtu u zhvilluan paqësisht, por Kuvendi mbeti i bllokuar për thuajse një vit.
© SYRI.net