Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

10:01, 09/04/2026

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur pasditen e së mërkurës në Rahovec, gjatë punimeve në një shtëpi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 15:40 nga një qytetar, i cili kishte hasur në mjetin e dyshimtë gjatë kryerjes së punimeve.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë siguruar perimetrin, ndërsa më pas ka ndërhyrë njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mjeti është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, pa shkaktuar incidente apo pasoja për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco