Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Veri të Mitrovicës.
Kurti bashkë me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin dhe ministrat Elbert Krasniqi e Xhelal Sveçla janë duke vizituar familjen Haradinaj në pjesën Veriore.
Siç raporton KoSSev, Kurti pritet ta hapë edhe zyrën e ATK-së në Veri, e cila është ndërtuar rishtazi.
© SYRI.net