Ndalohen punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës për “shpërndarje të paligjshme” të dërgesave

Ndalohen punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës për “shpërndarje të paligjshme” të dërgesave

21:01, 07/04/2026

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë “të paligjshme” dërgesa postare.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se këta persona janë ndaluar pas një njoftimi se po shpërndanin letra.

“Morëm informacion se kishin dërgesa postare me vete, kryesisht bëhej fjalë për vendime nga gjykatat e Serbisë Kjo është e paligjshme për Kosovën, letrat gjyqësore duhet të arrijnë përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha Elshani për Gazetën Online Reporteri.net.

Elshani bëri të ditur se të ndaluarit janë liruar pas marrjes në pyetje dhe se me këtë rast në vijim do të merret Departamenti për Krime Ekonomike.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco