Komandanti i KFOR’it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR’it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

19:05, 06/04/2026

Komandanti i KFOR’it, Oezkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneralin grek, Alexandros Koufopoulos, me të cilin kanë diskutar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon.

 

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se Ulutash ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë në kuadër të misionit të KFOR-it ndër vite.

“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe gjeneralmajori Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente. Gjeneralmajori Ulutash shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj gjeneralit Koufopoulos për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Greqisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco