Takimi përreth dy orë me Kurtin, Abdixhiku: Nëse s’arrihet zgjidhje për presidentin, zgjedhjet janë të pashmangshme

Takimi përreth dy orë me Kurtin, Abdixhiku: Nëse s’arrihet zgjidhje për presidentin, zgjedhjet janë të pashmangshme

13:33, 06/04/2026

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se kanë mbetur më pak se dy javë për arritjen e një marrëveshjeje, në të kundërt vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Në vazhdimësi të vendimit të Gjykatës Kushtetutese mbi afatin e ri për zgjedhjen e presidentit, zhvillova takimin e radhës me kryetarin e VV dhe Kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor. Na kanë mbetur më pak se dy javë për të arritur një marrëveshje në të kundërt vendi shkon në zgjedhje. Në zgjedhje nuk fiton askush, as LDK. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë zgjidhje”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se aktualisht nuk janë diskutuar emra konkretë dhe shtoi se LDK vazhdon të mendojë që tri pozitat më të larta nuk mund t’i takojnë një partie politike.

Kryetari i LDK-së tha se po përpiqen për të gjetur një zgjidhje, në të kundërt zgjedhjet mbeten opsion i pashmangshëm.

“Nuk ka ndonjë rrethanë të re; takimet do të vazhdojnë. Unë do të takohem edhe me liderë të tjerë, përmes takimeve transparente dhe konfidenciale, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje. Nuk janë diskutuar emra konkretë. Fillimisht duhet të merremi me parimet. Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje ose zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka thënë Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco