1.94 euro për litër, disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë për naftën

1.94 euro për litër, disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë për naftën

18:01, 04/04/2026

Disa pompa të benzinës kanë shkelur vendimin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për marzhën e fitimit me derivate, ka njoftuar ministrja Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se shkelje ka pasur në rajonin e Pejës, Mitrovicës e të Prishtinës nga disa pompa të benzinës që kanë shitur me çmime përtej 1.91 euro për litër sa ka qenë e caktuar për sot.

Kusari-Lila në Facebook ka bërë të ditur se informatat për këto shkelje janë pranuar nga konsumatorët përmes telefonit. Këto pompa kanë shitur naftën me çmim deri 1.94 euro për litër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco