Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka theksuar nevojën për unitet dhe bashkëpunim për çështjen e presidentit.
Ajo u shpreh se çdo deputet duhet të veprojë me pjekuri politike dhe seriozitet për të garantuar funksionimin e institucioneve.
Sipas saj as ata që mendojnë e punojnë për zgjedhje duhet ta dijnë se as ato nuk e heqin përgjegjësinë e bashkëpunimit për presidentin.
“Në këtë fazë kemi nevoje për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga secila e secili orej nesh, kërkohet pjekuri politike. Nën emrin e çdo deputeti nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona, s’mund të zhvendoset, nuk mund të shtyhet dhe nuk mund të relativizohet. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime. Edhe ata që mendojnë dhe punojnë për zgjedhje duhet ta dinë se zgjedhjet nuk na e heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. E në këto kushte më mirë tani se sa më vonë”, tha Nagavci në Kuvend.
© SYRI.net