Kryeministri Albin Kurti, e ka nisur fjalimin e sotëm në Kuvend, duke goditur Presidenten Vjosa Osmani lidhr me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti tha se nga Kushtetuesja “është vërtetuar dhe dëshmuar” që Presidenti nuk mund ta shpërndajë “vullnetin e popullit as në presion të afatave e as paqartësive kushtetuese”, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se dekreti i Osmanit ishte në shpërputhje me Kushtetutën.
“Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese tani që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as në presion të afatave e të paqartësive kushteteuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete e rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, ka deklaruar Kurti.
Kurti tha se pas këtij aktgjykimi, tani më nuk ka boshllëk institucional.
“Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institicional përpara nesh, por kemi një detyrë të qartë. Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës së tim, mandate i deputetëve është i gjatë”, tha Kurti.
“Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka krijuar një situatë që krijon qartësi, jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi, jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike e parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni”, tha Kurti.
© SYRI.net