Konjufca në takim zyrtarin e lartë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, diskutohen hapat drejt statusit të vendit kandidat

Konjufca në takim zyrtarin e lartë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, diskutohen hapat drejt statusit të vendit kandidat

22:23, 28/03/2026

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për Ballkanin Perëndimor, Emanuele Giaufret.

Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë, temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në një moment të rëndësishëm për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Në takim, Konjufca thuhet se ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme nga BE, përfshirë hapat drejt statusit të vendit kandidat.


“Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës ndaj reformave dhe integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme nga BE, përfshirë hapat drejt statusit të vendit kandidat”, është thënë në njoftimin e Ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco