Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë të shndërrohen në aktakuza dhe dënime

Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë të shndërrohen në aktakuza dhe dënime

13:48, 28/03/2026

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrën në Podujevë të 28 marsit 1999.

Ai ka thënë se krimi ku u vranë 21 persona është nga më të rëndit.

Kurti ka thënë se sot nderohet forca e të mbijetuarve nga kjo masakër dhe kujtohet çmimi i lartë i lirisë.

 rikujtoi se mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë, ku mbetën të vrarë 21 persona, gra, fëmijë dhe të moshuar. Ai theksoi se këtë masakër e kreu njësiti famëkeq Shkorpionët, i njohur për krime të rënda edhe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë Masakra e Srebrenicës.

“Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë. Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada”, tha Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Në këto ditë të kujtesës, mes dhimbjes dhe krenarisë, përkujtojmë 21 të vrarët në masakrën në Podujevë.
Më 28 mars 1999, mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

Njësiti famëkeq “Shkorpionët”, që kishte kryer masakra në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe në Srebrenicë, erdhi në Kosovë për të përsëritur të njëjtën mizori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco