Nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë betimin sot.
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes Vjosa Osmani.
“Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend. Në anën tjetër, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.
Në foton e publikuar nga Presidenca, shihet se nga PDK është betuar vetëm Ilir Gashi. Kjo parti, në përbërjen paraprake kishte dy anëtarë në KQZ.
Nga kjo parti kanë thënë para tri ditësh se mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është cenim i kushtetushmërisë, demokracisë dhe i zgjedhjeve nga ana e presidentes Vjosa Osmani.
© SYRI.net