“Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit“

“Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit“

13:15, 24/03/2026

Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Sipas burimeve të Arbresh.info brenda Gjykatës Kushtetuese, vendimi mund të merret gjatë kësaj jave. Ky zhvillim vjen pas masës së përkohshme që ishte vendosur deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Nëse konfirmohet, ky afat do t’i japë Kurtit një mundësi të re për të siguruar zgjedhjen e presidentit, duke hapur rrugë edhe për një periudhë më të qetë politike dhe përpjekje për konsensus mes partive.

Ndryshe, Kurti në emër të Qeverisë ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco