Me një mesazh për ruajtjen e aleancave, Osmani kujton 27 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Me një mesazh për ruajtjen e aleancave, Osmani kujton 27 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

11:17, 24/03/2026

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.

Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco