Një person me inicialet Z.S. është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës.
Arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në një komunikatë e përbashkët të Prokurorisë me Policinë e Kosovës
Sipas autoriteteve, brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
© SYRI.net