Vrasje në Majac: Dërgohen për autopsi trupat e dy viktimave

Vrasje në Majac: Dërgohen për autopsi trupat e dy viktimave

11:28, 23/03/2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se dy persona, Ilaz Brahimi dhe Miradije Gashi, humbën jetën mbrëmë në fshatin Majac nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa Policia e Kosovës ka sekuestruar armën dhe provat materiale nga vendi i ngjarjes.

Hetimet për motivin dhe rrethanat e rastit vazhdojnë intensivisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco