Pamje tronditëse dhe ekskluzive nga vrasja në Majac të Podujevës.
Burime të Syri Kosova bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dyshohet edhe për situatë me pengje, çka e bën ngjarjen edhe më alarmante.
I njëjti burim thekson se, sipas dyshimeve të para, autorja mund të jetë një femër, ndërsa viktima e është mashkull, në vendin e ngjarjes shihen ekipet e Forcave Speciale FIT.
Ngjarja mbetet e rëndë dhe shqetësuese, me shumë pikëpyetje që ende presin përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.
© SYRI.net