Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

16:36, 22/03/2026

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt. Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, deklaroi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco