Berisha: T’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin

Berisha: T’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin

09:08, 20/03/2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin”, shkruan Berisha.

Mesazhi:

Gëzuar Fitër Bajramin

Të dashur miq, pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco