Qeveria kërkon nga Presidentja të autorizojë Gërvallën për një marrëveshje me Belgjikën në fushën e drejtësisë

Qeveria kërkon nga Presidentja të autorizojë Gërvallën për një marrëveshje me Belgjikën në fushën e drejtësisë

12:12, 19/03/2026

Qeveria e Kosovës  në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani për dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.

Kryeministri Albin Kurti e prezantoi këtë pikë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e Drejtësisë, sot para jush paraqesim për miratim propozimin e MD që Qeveria e Kosovës t’i rekomandojë presidentes dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës”, tha ai.

Ndërkaq, Gërvalla tha se kjo marrëveshje do të intensifikonte bashkëpunimin juridik në çështjet penale.

“Në shërbim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale. Kemi zhvilluar negociatat me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës dhe është arritur pëlqimi lidhur me tekstin e marrëveshjes. Qëllimi është baza ligjore dypalëshe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco