Operacion i suksesshëm për 5-vjeçarin në Kujdesin Intensiv Pediatrik

Operacion i suksesshëm për 5-vjeçarin në Kujdesin Intensiv Pediatrik

12:44, 18/03/2026

Fëmija 5 vjeç, i cili po trajtohet në Kujdesin Intensiv Pediatrik, i është nënshtruar sot një intervenimi kirurgjik në nivel të shputave. Operacioni është realizuar nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike, sipas indikacioneve mjekësore.

Sipas njoftimit nga Klinika e Pediatrisë, ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit gjatë procedurës ka qenë stabile.

Pas operacionit, fëmija është rikthyer në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin dhe mbikëqyrjen e afërt postoperatore.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje. Çdo informacion i ri do të bëhet publik vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së.

Ndërkohë, ekipet mjekësore po vazhdojnë të ofrojnë përkujdesje maksimale, në përputhje me protokollet shëndetësore, duke kërkuar mirëkuptim nga mediat për të shmangur kërkesat shtesë për informacione.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco