Qeveria mirëpret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës: Presim që kjo të hapë një fazë të re në rrugën drejt BE’së

Qeveria mirëpret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës: Presim që kjo të hapë një fazë të re në rrugën drejt BE’së

19:35, 17/03/2026

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se ishin vendosur padrejtësisht.

Zëvendëskryeministri dhe Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se tani duhet lëvizur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar Konjufca në X.

Komisioni Evropian ka konfirmuar sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, tha Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian.

Masat ndaj Kosovës u vendosën më 2023 dhe kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco