Donika Gërvalla dhe Faton Peci për vizitë te Presidentja Vjosa Osmani
Kryetarja e partisë “Guxo”, njëherit zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se në Kuvend nuk kishte vota mjaftueshëm për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente edhe për një mandat dhe se prandaj nuk u kandidua.
Gërvalla ka thënë se shtatë deputetët e “Guxo” nuk kanë pasur asnjë dilemë për t’ia dhanë votat Osmanit, edhe nëse do të ishte në garë me Glauk Konjufcën.
Ajo ka ngritur dyshime edhe në votat e LDK-së.
“Unë kam shumë arsye të besoj që znj.Presidente madje edhe vetë beson në atë se çka kanë mundur t’i thonë përfaqësuesit e LDK-së në bisedë direkte me të. Nuk dyshoj që Lumir Abdixhiku, i cili të vertetën ia fsheh publikut, mund poashtu t’ia ketë fshehur edhe presidentes Osmani nëse ka biseduar direkt me të…E vërteta është që nuk ka pasur vota të mjaftueshme pëe zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani”, ka deklaruar Gërvalla në RTK.
Deputetët e partisë së saj tha se s’kanë pasur dilema për votën e tyre.
“Natyrisht që 7 deputetët e partisë Guxo s’kanë pasur asnjë dilemë për t’ia dhënë votat Presidentes Vjosa Osmani…Natyrisht, edhe këtë e di Lëvizja Vetëvendosja”, tha Gërvalla.
© SYRI.net