Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje për vrasjen në orët e mëngjesit këtë qytet.
Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.”, ka njoftuar Prokuroria.
Sipas komunikatës menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.Ndaj rastit është iniciuar procedurë penale për veprën “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
© SYRI.net