Protesta e 22 Marsit, kryedemokrati Sali Berisha ndan mesazhin në rrjete

Protesta e 22 Marsit, kryedemokrati Sali Berisha ndan mesazhin në rrjete

21:06, 14/03/2026

Opozita pritet të rikthehet sërish para Kryeministrisë në protestën e thirrur për të dielën, më 22 mars.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një foto në lidhje me protestën, duke u bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës tek parlamenti i Shqipërisë, në ditën kur Partia Socialiste vendosi të rrëzojë kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kërkesa e opozitës është largimi i Edi Ramës nga qeveria, dhe shkuarja e vendit në zgjedhje me një qeveri teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco