Shefi i Grupit Parlamentar të Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takime me opozitën, duke e cilësuar atë si përpjekje për ta ndryshuar narrativën politike rreth bllokadës institucionale.
Sipas Tahirit, kjo ftesë është tentativë e Kurtit për të përmbysur narrativën e bllokadës që, sipas tij, është krijuar nga vetë kryeministri, si dhe për të ushtruar presion ndaj Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“ Në pamje të parë duket konstruktive, por në fakt po përgatitet terreni që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta mbajë opozita dhe Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Tahiri.
Ai shton se Kurti po përpiqet edhe ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me presidenten Vjosa Osmani dhe njëkohësisht ta çorientojë opozitën.
Sipas Tahirit, nëse opozita hyn në këto takime pa një agjendë dhe pa parakushte të qarta, kryeministri mund ta përdorë këtë proces për t’iu shmangur përgjegjësisë politike dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve, sipas llogarisë së tij politike.
© SYRI.net