Gati 3 mijë shqiptar në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme, 24 erdhën vetë - Opozita: Qeveria i harroi

Gati 3 mijë shqiptar në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme, 24 erdhën vetë - Opozita: Qeveria i harroi

11:24, 13/03/2026

Gati 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajonin që në fillim të konfliktit në Lindjen e Mesme. Shifra u  bë e ditur nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga këta 703 u është udhëzuar të largohen nga zona e  konfliktit ndërsa 138 kanë kërkuar të largohen.

24 persona janë larguar individualisht, ndërsa qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta janë 17 shtetas.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu shprehu kritika duke thënë se mbështetja direkte ka qenë pothuajse zero ndaj qytetarëve në nevojë të mbetur në Lindjen e Mesme kur nisi konflikti. 

'Ka persona që kanë ardhur me shpenzime personale shumë të mëdha dhe nuk ka asgjë nga shteti shqiptar. Shteti duhej të ishte implikuar për evakuimin e tyre.  Qeveria flinte gjumë. E pafalshme. Ngritëm zërin ne. Harroi të kujdeses për qytetarët e saj' tha Shehu.

Shifrat e prezantuara sotnga Ministri Ferit Hoxha

-Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: 
-Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë. 
-Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%).
-Të interesuar për t'u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas.
-Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas.
-Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas.
-Të planifikuar për t'u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas.
-Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco