US News: Gjykata më e Lartë e Shqipërisë: Ndalimi njëvjeçar i TikTok ishte antikushtetues

US News: Gjykata më e Lartë e Shqipërisë: Ndalimi njëvjeçar i TikTok ishte antikushtetues

11:06, 12/03/2026

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi të mërkurën se ndalimi njëvjeçar i TikTokut nga qeveria, i cili përfundoi muajin e shkar, ishte antikushtetues dhe shkelte lirinë e fjalës.

Ndalimi, i vendosur vitin e kaluar dhe fillimisht i lidhur me vdekjen e një djali adoleshent pas bullizmit online, bëri që platforma kineze e videove të shkurtra TikTok të bllokohej për të gjithë përdoruesit në vend. Në atë kohë, TikTok tha se konflikti nuk kishte nisur në platformën e tij.

Ndalimi përfundoi me 5 shkurt 2026 dhe qeveria tha se arsyeja ishte vendosja e mekanizmave të rinj të sigurisë nga TikToku.

Në vendimin e saj të së mërkurës, Gjykata Kushtetuese tha se qeveria nuk kishte shqyrtuar mjaftueshëm pasojat e zbatimit të një ndalimi të tillë dhe nuk kishte “provuar bindshëm se bllokimi i përgjithshëm i platformës është mjeti i vetëm efektiv dhe i nevojshëm për të arritur objektivin e synuar”.

Gjykata shtoi gjithashtu se ndalimi shkelte lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

Vendimi u mor pas një kërkese të paraqitur marsin e kaluar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe Balkan Investigative Reporting Network.

Partitë opozitare e akuzuan qeverinë se po përpiqej t’i heshtte ato duke ndaluar platformën disa javë para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, gjë që qeveria e mohon. / US News – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco