Analisti dhe aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj një nisme që lidhet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Serbinë, duke thënë se një veprim i tillë dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Gjinovci shkruan se Rama ka pranuar të nënshkruajë një letër së bashku me Serbinë, ku i kërkohet Bashkimi Evropian që Shqipëria dhe Serbia të anëtarësohen bashkë në BE, por pa të drejtë vetoje.
Sipas tij, kjo nismë bie ndesh me qëndrimet e disa vendeve kryesore të BE-së. Ai thekson se shtete si Gjermania kanë bërë prej kohësh të qartë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosova.
“Çka bon Edi Rama? Ia çel derën Serbisë dhe e pshtet për muri Gjermaninë, duke e ndihmu Serbinë si kurrkush më herët”, ka shkruar Gjinovci.
Në reagimin e tij ai shkon edhe më tej, duke thënë se në politikën e jashtme nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës sesa Shqipëria, të cilën e radhit menjëherë pas Serbisë.
Statusi i Gjinovcit ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjete sociale lidhur me raportet rajonale dhe procesin e integrimit në BE.

© SYRI.net