U vetëhelmua me fostoksinë/ Në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup iu gjetën...

U vetëhelmua me fostoksinë/ Në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup iu gjetën...

10:56, 11/03/2026

25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë, dyshohej se dhunohej nga bashkëshorti i saj.

Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit E. F, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune, ndërsa në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim bashkëshortin e së ndjerës për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e së ndjerës.

Xhuana Nikolli jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi, ndërsa miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco