Deputeti i PD-së, Bardh Spahia u ka bërë thirrje qytetarëve që në datën 12 mars të dalin në protestë kundër hajdutërisë.
‘Duke refuzuar dorëzimin e imunitetit të zv kryeministres Balluku të kapur në vjedhje, ata kanë kthyer Kuvendin në një bunker ku fshihen grabitësit e parave publike. Ky ‘grusht’ po mbyt frymën e fundit të drejtësisë në vend.’, shkruan Spahia.
Reagimi:
Organizata kriminale e quajtur PS, sapo i ka shpallur luftë të hapur çdo shqiptari që kërkon llogari dhe që ëndërron Europën.
Kanë zëvendësuar Kushtetutën me statutin e brendshëm të hajdutërisë. Mesazhi është i qartë: Nëse bie njëri, biem të gjithë. Ky nuk është unitet politik, është solidaritet kriminal.Me këtë akt, ata kanë grisur biletën tonë për në BE. Asnjë shtet normal nuk pranon në gjirin e tij një strukturë ku parlamenti shërben si zyrë avokatie për ministrat e korruptuar.
Duke refuzuar dorëzimin e imunitetit të zv kryeministres Balluku të kapur në vjedhje, ata kanë kthyer Kuvendin në një bunker ku fshihen grabitësit e parave publike. Ky ‘grusht’ po mbyt frymën e fundit të drejtësisë në vend.Kjo është vija e kuqe. Kur pushteti bëhet palë me krimin për të bllokuar SPAK-un, ai pushtet pushon së qeni legjitim dhe kthehet në një bandë që mbron veten me çdo mjet. Ky ‘grusht çeliku rreth partisë së hajdutërisë’ do të jetë pikërisht ai që do t'i tërheqë të gjithë bashkë drejt fundit të tyre të pashmangshëm.
© SYRI.net