Pas katër vitesh në arrati, autoritetet italiane në saj të bashkëpunimit me homologëts belgë, bënë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se qëlloi ndaj një bashkatdhetari në maj të 2022.
Ishin autoritetet belge, ata të cilët bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, pas sinjalizimit nga karabinierët e Parmës në Itali.
39-vjeçari, u ekstradua nga Belgjika, për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim prej vitesh për masakrën e rëndë që ndodhi në Salso në mbrëmjen e 3 majit 2022 .
Në Via del Lavoro, pranë monumentit në Largo Bazzoni, disa hapa larg Zojës, viktima – një bashkatdhetar i 39-vjeçarit – po kalonte rrugën kur një individ doli nga një makinë dhe qëlloi disa herë me armë zjarri drejt tij, duke e goditur në këmbë, përpara se të largohjt me shpejtësi nga vendngjarja, raportojnë mediat italiane.
Karabinierët filluan hetimin e tyre. Gëzhojat e gjetura u mblodhën dhe u dërguan në RIS të Karabinierëve për analizë balistike. Hetimi u ngushtua shpejt falë imazheve nga kamerat e mbikëqyrjes së qytetit, të cilat ndihmuan në identifikimin e menjëhershëm të modelit të makinës dhe fytyrës së autorit të dyshuar. Pavarësisht kësaj, i dyshuari arriti të zhdukej , duke u bërë i pagjurmueshëm.
Kërkimi nuk u ndal kurrë. Nëpërmjet aktiviteteve teknike komplekse dhe monitorimit të plotë të familjes dhe miqve të të arratisurit, karabinierët rindërtuan lëvizjet e tij nëpër Evropë .
Pika e kthesës erdhi më 4 nëntor 2025, kur hetuesit kapën një lëvizje që u konsiderua vendimtare: partnerja e burrit, një banore e provincës së Parmës, kishte shkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit, ndërsa i kërkuari u gjet dhe u arrestua në Belgjikë.
Arrestimi u krye në bazë të dy urdhrave kufizues, njëri i lëshuar nga Prokuroria Publike e Parmës më 13 tetor 2023 dhe tjetri nga gjyqtari hetues i gjykatës së Riminit më 3 shkurt 2025 .
39-vjeçari u transferua në burgun “Regina Coeli” në Romë , ku pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore.
© SYRI.net