Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit 5 vite më parë në Vlorë, goditet grupi i Inez Hajrullës - Firmosen 7 urdhërarreste Viktima, Gentian Qarri i vrarë më 6 shkurt 2021

Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit 5 vite më parë në Vlorë, goditet grupi i Inez Hajrullës - Firmosen 7 urdhërarreste

09:20, 07/03/2026

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit, 5 vite më parë në Vlorë, dhe lëshon 7 urdhër arreste nga të cilat të paktën dy prej tyre janë ekzekutuar në burg pasi personat kanë qenë të arrestuar më herët. 

Burime bëjnë me dije sejanë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla, që disa vite më parë ishin në shënjestër të një atentati që dështoi pasi Amarildo Nikolli personi që do i vriste me porosi të Leonard Luzit u arrestua, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.

Gentian Qarri u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 ku autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogë.

Goditja e grupit të Inez Hajrullës nga SPAK erdhi pas hetimeve kryesisht mbi të dhënat e përftuara nga aplikacioni i koduar Sky Ecc. Ende operacioni është në vijim dhe nuk konfirmohet se sa masa janë ekzekutuar deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco