Dekreti me të cilin Osmani e shpërndau sot Kuvendin

Dekreti me të cilin Osmani e shpërndau sot Kuvendin

17:35, 06/03/2026

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar sot Dekretin për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. 

Dekreti i Osmanit u cilësua jokushtetues nga Kryeministri Albin Kurti, i cili paralajmëroi dërgimin e tij në Kushtetuese.

Partitë opozitare ndërkohë e mirëpritën këtë dekret.

Më poshtë teksti i dekretit:

Presidentja e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 86 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, ndërlidhur me nenin 82 (1.3) të Kushtetutës, si dhe duke u bazuar në nenin 84 (4) të Kushtetutës, nenin 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës dhe nenin 4 (4) të Rregullores (P) Nr. 02/2022 për Organizimin dhe Funksionimin e Presidencës (30.12.2022), nxjerr:

DEKRET

Shpërndahet Legjislatura e Dhjetë (X) e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco