Kurti: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje! Unë i marr 80 deputetë së paku

Kurti: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje! Unë i marr 80 deputetë së paku

16:38, 06/03/2026

'Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje' tha Kryeministri Albin Kurti sot në një konferencë për media, pasi e quajti jokushtetues dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

 Kurti tha se nuk pret ndryshime të mëdha në rast se mbahen zgjedhjet e reja.

“Po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë. Nuk shoh prej tash se si mund të jenë zgjidhje. Duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet e reja në fushata të përsëritura ku tash duhet  të themi se unë i marrë 80 deputetë së paku.

Nuk është çështja te 61-shi, por te 80-shi. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje, do të jenë vazhdimësi e agonisë legjislative institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme përveç se e padrejtë. 

Zgjedhjet do të kushtonin 10 mln euro për ta përsëritur rezultatin. Mund të ketë lëvizje të vogël, por s’shoh diferenca të mëdha. Po e presim aktgjykimin që për brenda këtyre 60 ditëve ta përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Kurti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco